MENU
klinika

"Dështuam të thyenim barrierat për hapjen e tregjeve!"

Braçe kritika qeverisë: Duhet ndarë mendja o me fshatarët, o me…

12.05.2022 - 12:19

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe foli nga foltorja e parlamentit në lidhje me rritjen e çmimeve në vend. Deputeti e vuri theksin jo vetëm te rritja e shkaktuar si pasojë e situatës post-pandemike dhe lufta, por dhe te mungesa e konkurrencës dhe abuzimet në treg.

Braçe theksoi se ka maxhoranca socialiste ka dështuar gjatë këtyre 9 viteve që të heqë barrierat e vendosura nga Partia demokratike dhe të bëjë hapjen e tregut, duke e lënë atë në shumë sektorë të dy ose tre kompanive të vetme.

“Këto janë çmimet e pandemisë së zgjatur, janë edhe çmimet e luftës të pushtimit të Vladimir Putinit në Ukrainë. Të dyja kanë ndikim të fort mbi ofertën dhe kërkesën. Padiskutim që këto janë edhe çmimet e strukturës tonë të prodhimit, por edhe e klientelizmit dhe barrierave të vendosura në tregje. Konkurenca është një e mirë nga e cila duhet të përfitojnë qytetarët.

Në përfundim dua t’ju them dy gjëra. E para, tregjet kryesore te ne janë këneta, nuk ndryshon asgjë në to. Tregu i naftës në kohën tuaj kishte 5 operatorë, ka sot 4 operator. Njëri iku ishte ai që ishte i lidhur me ARMON, endet nëpër botë e kërkojnë të gjithë për të arrestuar, se kapin dot iku. Tregjet e tjera janë në të tilla kategori, 4 ishin, 4 janë, 3 ishin, 3 janën, madje janë me të njëjtat emra.

Ne nuk ia dolëm dot të hiqnim barrierat e vendosura gjatë qeverisjes demokratike, e të krijonim mundësi për hrje të reja në tregje dhe konkurrencë efektive. E dyta duhet ndarë, ose me tregtarët ose me fshatarët”, tha Braçe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Të miturit i komunikohet masa e arrestit në burg në ambientet e spitalit privat

Vrau me thikë 14-vjeçarin Martin Cani, autori ende nuk është marrë në pyetje!

“Kombinimi i shtetërorit me atë privat“

Kriza e pensioneve, Ponari ofron zgjidhjen

Paralajmërime për kaos në rrugë, mbyllen mbi 200 shkolla

Moti i keq me dëborë “gjunjëzon” Britaninë!

Atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës

Tifozët e Shqipërisë bëhen gati për ndeshjen me Ukrainën