MENU
klinika

Balerini tregon detajet

Sabiani nuk i shkoi në dasmë, po Donaldin a e kishte ftuar Iliri?

31.05.2022 - 09:30

Të shtunën Ilir Shaqiri u martua për herë të dytë me bashkëshorten e tij, Emanuelën me një dasmë përrallore që u komentua shumë.

Në sy ra fakti që Sabiani mungoi në dasmë, por edhe Donaldi nuk ishte pjesë e ditës më të rëndësishme të Ilirit.

I ftuar sot në “Wake up”, fituesi i “Big Brother VIP” tregoi se Donaldin nuk e kishte ftuar duke mos dhënë më shumë sqarime.

Ndërsa për Sabianin i hodhi poshtë lajmet për krisje të miqësisë duke treguar se këngëtarin e kishte ftuar, por ai nuk kishte mundur të ishte pjesë e dasmës për shkak të angazhimeve me punë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN