MENU
klinika

Për çfarë dyshohet?

Shpërthim eksplozivi në një lokal në Vlorë, detajet e para

19.05.2022 - 10:05

Shpërthim eksplozivi është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal në Rradhimë. Policia bën me dije se lënda shpërthyese është vendosur në lokalin e marrë me qira nga shtetasi me inicialet S. Sh.., por për fat të mirë nuk ka pasur njerëz të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 19.05.2022, rreth orës 02:30, në fshatin Radhimë,Vlorë, në lokalin e shtetasit Gj. N., të marrë me qira nga shtetasi S. Sh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuare eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.