MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si mund të ulet niveli i triglicerideve në gjak?

18.05.2022 - 10:01

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si mund të ulet niveli i triglicerideve në gjak?

Mjeku: Kur janë mbi nivelin normal (150mg / dL), atëherë rritet rreziku për të pësuar:

triglic– Atak kardiak

– Sëmundjet koronare

– Arteriosklerozave

Atëherë duhet:

1) Të ulet konsumimi i drithërave të përpunuara

2) Të ulet konsumimi i sheqerit të bardhë, por edhe i fruktozës (mund të zëvendësohen nga mjalti ose sheqeri i papërpunuar)

3) Të ushqeheni me një dietë të pasur me fibra

4) Të evitohet konsumimi i yndyrës së rafinuar

5) Mishi i kuq mund të zëvendësohet nga peshku (të ulet konsumi i tij)

6) Jo alkool (mund të përdorni pak verë ose birrë, por pa e tepruar)

7) Shtoni aktivitetin fizik (ecje dhe 30min)

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sindroma antifosfolipid

Abortet shpesh ndodhin nga ky shkak!