MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ndikon kërcitja e gishtave tek artriti?

20.05.2022 - 10:45

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ndikon kërcitja e gishtave tek artriti?

Mjeku: Për shumë njerëz një nga gjërat e para që bëjnë sapo zgjohen nga gjumi është kërcitja e kockave dhe tërheqja e trupit. Pjesa më e predispozuar për tu kërcitur është pjesa e kurrizit apo duart e gishtat. Megjithëse mund t’ju dhurojë kënaqësi dhe çlodhje të momentit e keni pyetur ndonjëherë veten nëse ky zakon është i rekomandueshëm.

A është e nevojshme?

Të dhënat tregojnë se 45% e njerëzve i kërcasin të paktën një herë në ditë kyçët dhe nyjat e tyre. Por zhurma e lehtë e kësaj kërcitje bashkë me ndjesinë e çlirimit, mund të shkaktojë një sërë problemesh në trup. Duke nisur nga artriti e deri tek dëmtime të tjera të kockave a janë të vërteta të gjithë çfarë thuhen për shëndetin e kockave?

Pra, a është e dëmshme?

Përgjigja e shkurtër do të ishte jo, por mjekët sugjerojnë të bëni kujdes. Nëse ju vjen spontanisht të kërcitni një pjesë të trupit në raste të veçanta nuk shkakton asnjë problem. Studime të shumta kanë treguar se në rastet kur kjo ndodh spontanisht është një çlirim që trupit i duhet dhe nuk shkakton efekte anësore. Rreziku fillon kur e teproni me këtë veprim në çdo pjesë të trupit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN