MENU
klinika

"Albania"

Si përgjigjet Faik Konica për Flamurin

19.05.2022 - 16:42

          Në kontributin e madh atdhetar, Faiku përfaqësoi një personalitet unik sa kontradiktor, poliedrik dhe erudit nën finesën e jashtëzakonshme të një elokuence brilante.

Ideali i lartë i tij për ta mbrojtur dhe për ta bërë sa më të njohur flamurin tonë kombëtar, haset që me shkrimet e tij të hershme në revistën “Albania”, që Faik Konica, themeloi dhe drejtoi.  Në shënimin “Flamuri kombëtar i Shqipëtarëvet” (“Albania”, 15 shtator 1901), pyetjes së një parapaguesi të revistës “Albania”: “A ka Shqipëria një flamur kombëtar?”, Faik Konica i përgjigjet, duke u bazuar në veprën e Lavardinit: “Historia e Gjergj Kastriotit i mbiemëruar Skanderbeg, mbret i Shqipërisë”, botuar frëngjisht, në Paris më 1621.

Në faqen 44 të librit, lexojmë: “Flamurët e Skenderbeut, që ishin të gjithë të kuq, kishin një shqiponjë dykrerëshe të zezë. Ngjyra kombëtare jona është e kuqia edhe e zeza; këto ngjyra të vëna bashkë janë shënji kombëtar i Shqipëtarëvet”.

“Shqipëria a ka një flamur authéntik?”, punimi i dytë i këtij atdhetari, për flamurin, është përgjigje xhonturqve, të cilët, siç thotë Faiku, “përhapnë dhe po përhapin fjalën që Shqipëria nuk ka flamur authéntik”. Përgjigjja fillon me një ton të ashpër polemik, por e argumentuar në bazë të burimeve shkencore të pakontestueshme. Xhonturqve dhe atyre që nuk dinë, apo që nuk duan të dinë historinë e flamurit tonë kombëtar, që në të vërtetë, përfaqëson historinë tonë, – ai në mënyrë sarkastike, u kujton të kaluarën historike të shqiptarëve, kur ndër të tjera, thotë: “Në keni dyshim, pyetni kockat e stërgjyshërve tuaj dhe do t’mësoni laftin dhe madhërin’ e atij flamuri. Jo kockat e krahërorit, po kockat e kurrizit, – se Turqët, stërgjyshërit t’uaj, të mundur prej atij flamuri në jo më pak se njëzet e dy lufta, i kthyen më shpesh kurrizin se sa qëndruan t’i bëjnë ballë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Filip Shiroka – poeti i dallëndysheve

“Kombi qytetërohet me mësimin e gjuhës”

Shqipëria në testamentin e Konicës

“Ti Imzot Noli dhe ti Lamja i vogël”

Konica ky mësues i rreptë

“E deshi Shqipërinë aq sa e urreu”

Ju rrëfej vëllezërit e mi...

“Një ëndërr e zhdukur nuk përsëritet”


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen