MENU
klinika

Ku ndahen opozita dhe maxhoranca

Sot afati i fundit për dorëzimin zyrtar të kandidatëve për president republike

15.05.2022 - 08:49

Një ditë nga raundi i parë i votimit për presidentin e republikës palët nuk kanë ende një emër. Ditën e sotme në orën 16:00 përfundon afati për dorëzimin zyrtar të kandidatëve.

Maxhoranca dhe opozita nuk kanë gjetur ende konsensus për emrin e kandidatit potencial për postin e kreut të shtetit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka deklaruar se maxhoranca do t’i japë vendit një president konsesual.

Nga ana tjetër, kreu i PR Fatmir Mediu pas takimit ditën e premte deklaroi se opozita duhet të jetë e unifikuar në këtë proces.

Ndërsa kreu i Grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ka paralajmëruar se nuk do të ulet në negociata në rast se nuk merret për bazë drafti i tij me kriteret për zgjedhjen e presidentit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN