MENU
klinika

"Po përgatisim gjëra të mëdha..."

Takimi ‘Open Balkan’ në Ohër, paralajmërimi i Vuçiç

27.05.2022 - 13:51

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se po përgatiten gjera të mëdha për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo në kuadër të projektit Ballkani i Hapur.

“Ballkani i Hapur është iniciativa më e mirë për popujt e Ballkanit. Ne po përgatisim gjëra të mëdha për qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Vuçiç në Instagram së bashku me fotot nga video-konferenca, raporton Tanjung.

Liderët e Ballkanit Perëndimor të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut që marrin pjesë në projektin “Ballkani i Hapur” do të takohen në fillim të qershorit në Ohër. Këtij takimi pritet ti bashkohet edhe kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Kundër këtij projekti është Kosovë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN