MENU
klinika

“Mund të drejtoj në Botërorin 2026”

Tenton dopietën, Real ekipi i fundit? Ancelotti flet për pensionimin

03.05.2022 - 21:59

Carlo Ancelotti vendosi një rekord të ri në botën e futbollit, me titullin e fituar në La Liga, italiani u shndërruar në trajnerin e vetëm që ka arritur të fitojë në 5 kampionet më të rëndësishme në Evropë.

Real Madrid mund të jetë për Don Carlo etapa e fundit, klubi fundit që mund të drejtojë, por mbetet ende për t’u përcaktuar se sa do të zgjasë ky bashkëpunim.

“Pas Real Madrid mund të tërhiqem, por nëse Real më mban edhe për 10 vite të tjera, atëherë do të vazhdoj të stërvis Los Blancos. Do të më pëlqente të kaloja më shumë kohë me nipat e mi, të shkoja me pushime me bashkëshorten time. Ka shumë gjëra që mund të bëjë pasi të largohem nga futbolli,” – theksoi Ancelotti.

Tekniku italian flet edhe për Benzema e Mbappe: “Një karakteristikë e veçantë është se Karim nuk ka pasur një karrierë me ulje ngritje, por një karrierë konstante në nivele të larta, tani po kalon momentin më të mirë. E vërteta është se atij nuk i them asgjë, por gjithashtu e vërtetë është se nuk fitohet vetëm me Benzema, pas tij është një grup me shumë nivel.

Topi i Artë? Nuk shoh asnjë më të mirë se ai. Besoj se do ta fitojë Benzema. Mbappe te Real Madrid? Në përgjithësi lojtarët mirë luajnë për Real Madrid. A ekziston mundësia për të drejtuar një përfaqësuese? E sigurt është që jo në këtë Botëror, është vonë, në 2026 mbase po”, – u shpreh Ancelotti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN