MENU
klinika

Mes tyre, edhe Messi

Eto’o bën bashkë yjet e futbollit në “San Siro”

03.05.2022 - 21:25

Ish-sulmuesi i Interit, Samuel Eto’o, paralajmëron një ndeshje miqësore në “San Siro” më 23 maj me shumë legjenda të tjera të futbollit, si Francesco Totti, Andrea Pirlo dhe Leo Messi.

Eto’o tani është bërë president i Federatës së Futbollit të Kamerunit dhe ka organizuar një ndeshje miqësore në Itali për të mbledhur fonde për OJQ-në e tij dhe Slums Dunk.

“Nuk dua të flas për futbollin, por çfarë mund të bëjë ky sport për të favorizuar përfshirjen dhe integrimin. Është një mjet i jashtëzakonshëm sepse kapërcen pengesat dhe flet çdo gjuhë. Kam luajtur në shumë vende dhe, si Spanja, ashtu edhe Italia, më pritën ngrohtësisht.

Mesazhi është se ne mund të jetojmë të gjithë së bashku, duke respektuar njëri-tjetrin edhe nëse ka klube që mendojnë se janë më të rëndësishëm se të tjerët dhe priren të riafirmojnë disa hierarki. Unë besoj në multikulturë. Sporti është i mrekullueshëm sepse ka një rol për të gjithë.

Jam përballur edhe me këngë majmunësh dhe kam pasur probleme edhe në rrugë, por mund t’ju them se Italia është vendi më pak racist në Evropë dhe ndoshta më pak hipokrit. Familja ime ende jeton në Milano, gruaja ime ndihet mirë atje. Ata në stadium janë minoritete që prishin imazhin e vendit. Nuk e kuptoj se si nuk e kanë zgjidhur ende këtë problem.

Në Angli, ata ia kanë dalë ta bëjnë këtë. Ne kurrë nuk duhet të dorëzohemi dhe të fokusohemi te fëmijët që kthehen në shtëpi dhe dëgjojnë të rriturit të flasin për këto gjëra në një mënyrë të caktuar”, tha ai.

Leo Messi, një ish-bashkëlojtar i Eto’o-s te Barcelona, do të jetë në “San Siro” më 23 maj për ndeshjen miqësore së bashku me legjendat e tjera të futbollit. Në miqësore do të marrin pjesë edhe Ëesley Sneijder, Andrea Pirlo, Clarence Seedorf, Paulo Dybala, Pippo Inzaghi, Andriy Shevchenko dhe Lillian Thuram, ndër të tjerë.

“Isha te Barcelona kur ai u promovua në ekipin e parë dhe i dhashë disa këshilla. I thashë: ‘Çfarë dëshiron të bësh, të jesh një futbollist mesatar apo të punosh shumë për t’u bërë dikush?’ Për mua, ai është më i miri, ne ende flasim ndonjëherë, kështu që e thirra Messin”, tregoi Eto’o.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak