Mbi gjendjen e presidentit rus Vladimir Putin po qarkullojnë një sërë thashethemesh sipas të cilave ai vuan nga kanceri ose sëmundja e Parkinsonit. Por nuk është vetëm kjo.
Sipas gazetës angleze ‘The Guardian’ raportime të paverifikuara deri më tani theksojnë se ai ka vdekur dhe është zëvendësuar nga një sozi e tij. Apo se i ka mbijetuar një përpjekjeje për grusht shteti.
Fotografitë e takimit të Vladimir Putinit me ndihmësit kryesorë shihen me detaje mikroskopike: A është ai duke kapur tryezën me dhimbje gjatë një takimi me ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu në fund të prillit?
A është një shenjë, fytyra e tij e fryrë si pasojë e përdorimit të steroideve, siç pretendoi në mars ish-sekretari i jashtëm Lord Owen?
Ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në muajin e saj të katërt, raportet sugjerojnë se udhëheqësi rus mund të jetë i sëmurë, shkruan ‘The Guardian’.
Sipas gazetës angleze, kjo mund të jetë thjesht mendim i dëshiruar për kritikët e shumtë të Putinit, të cilët duken të gatshëm të përqafojnë teoritë e konspiracionit të hakmarrjes hyjnore ose grushtit të shtetit në pallatin e Kremlinit pas agresionit rus në Ukrainë.