MENU
klinika

"NATO ka të drejtë të..."

Lavrov: Putini është i sëmurë? Vetëm thashetheme!

30.05.2022 - 10:27

Ofensiva ruse në Ukrainë vazhdon në lindje të vendit, duke ndjekur strategjinë për të marrë fshat pas fshati. Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky, për herë të parë u zhvendos zyrtarisht nga Kievi në Kharkiv ku largoi shefin e mbrojtjes lokale.

Vëmendja e qeverisë ukrainase është ende drejt Perëndimit dhe NATO-s. Pritet që raketat amerikane të jenë në gjendje të kundërshtojnë avancimin rus në Donbas.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli për situatën në Severodonetsk të cilën e përshkroi si shumë të vështirë me bombardimet ruse që po vazhdonin pa u ndalur dhe që shkatërroi shumë infrastruktura të rëndësishme dhe “dëmtoi 90% të ndërtesave”: ‘Kapja e Severodonetsk është objektivi kryesor i pushtuesve.’

Të dielën në mbrëmje, përballë një pyetjeje eksplicite nga kanali televiziv francez TF1, Lavrov u detyrua të deklarojë se, Putin – sipas tij – nuk është fare i sëmurë.

“Unë nuk mendoj se dikush që është i kthjellët mund të shohë” tek Putin “simptomat e ndonjë sëmundjeje,” tha ai.

NATO nuk është më e detyruar të respektojë angazhimet e të së kaluarës për të mos vendosur trupat e saj në Europën Lindore, sipas një deklaratë të zëvendëssekretarit të përgjithshëm të aleancës së udhëhequr nga SHBA.

Në…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN