MENU
klinika

Juventus mbyll keq sezonin

Vendos dopieta e Perisic në shtesë, Inter fiton Kupën

11.05.2022 - 23:36

Inter triumfon në Kupën e Italisë, duke mposhtur në finale Juventusin. Një sukses që është vendosur vetëm në shtesë, pas fitores 4-2, teksa koha e rregullt përfundoi 2-2.

Vetëm 6 minuta lojë dhe menjëherë ka qenë Barella ai që ka shënuar gol për Interin. Mesfushori i Interit me të djathtën e tij ka lëshuar një gjuajtje të harkuar të cilën Perin nuk e ka parë fare.

Sapo ka nisur pjesa e dytë, direkt Juventus ka treguar dhëmbët ndaj Interit. Magjike skuadra bardhezi, që në harkun kohor të 2 minutave ka shënuar dy gola. E paimagjinueshme kjo, teksa Interi tronditet totalisht.

Në fillim ishte Morata ai që devijoi goditjen e Alex Sandro, duke nxjerrë jashtë kohe Handanovic. Kalojnë vetëm 75 sekonda dhe në një kundërsulm rrufe, Vlahovic shënon golin e avantazhit.

Por Inter nuk dorëzohet dhe hidhet para. Në 80’ ka penallti. Nga pika e bardhë shfaqet Calhanoglu dhe shënon, ndeshja barazohet 2-2. Minutat e fundit janë të hapura, por nuk ka më gol, për pasojë ndeshja shkon në shtesë.

Në 15 minutat e para të shtesë vendimtar ishte Perisic, që shënon fillimisht në 98’ me penallti dhe pas 4 minutash realizon dopietën personale në finale. Pjesa tjetër nuk ka shumë histori, zikaltrit administrojnë rezultatin, Juve është apatike në sulm.