MENU
klinika

NBA, play-off

Warriors fitojnë finalen e parë, Curry lë në hije Doncic

19.05.2022 - 10:51

Golden State fitoi ndeshjen e parë të finaleve të Konferencës së Perëndimit në NBA. Warriors dominuan sfidën kundër Dallas Mavericks në “Chase Center”, duke fituar bindshëm takimin e parë 112-87.

Vendasit e nisën shumë mirë takimin dhe e mbyllën periodën e parë në avantazhin e 10 pikëve, teksa pjesa e parë përfundoi 54-45. Skuadra e teknikut Kerr dominoi edhe në pjesën e dytë, që e mbylli me rezultatin 58-42.

Warriors luajtën mirë në sulm, por edhe në mbrojtje, pasi nuk lejuan Luka Doncic që të rrezikonte shumë. Më i miri për Golden State ishte i zakonshmi Curry, që e mbyll ndeshjen me 21 pikë dhe 12 rebound, i vetmi lojtar i sfidës që bëri një “double double”.

Në suksesin e vendasve ndihmuan edhe Poole e Wiggins, që shënuan nga 19 pikë secili, ndërsa Thompsoi realizon 15 pikë. Për miqtë spikati i zakonshmi Luka Doncic me 20 pikë. Edhe ndeshja e dytë e serisë së finaleve do të luhet në fushën e Golden State.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN