Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian, ditë më parë ka nisur një peticion online për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Schneeberger duke kërkuar që të ndalet izolimi i Kosovës ka thënë se ka ardhur koha që liberalizimi të ndodhë dhe kosovarët të ndjehen të barabartë me qytetarët evropianë.
“Mos e izoloni Kosovën. Tani është koha. Të drejta të barabarta për qytetarët e Kosovës si për qytetarët e BE-së. Të drejta të barabarta për të gjithë evropianët”, kishte shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter.
Së fundmi ajo ka njoftuar se janë bërë 5 mijë nënshkrime në këtë peticion, duke bërë thirrje që të arrihet numri prej 7 mijë e 500 nënshkrimeve.
“Faleminderit për 5000 nënshkrime. Le të arrijmë 7500”, ka shkruar Schneeberger.
Now it’s time for: „Visa-Liberalization for the Republic of Kosovo 🇽🇰”
🖊️Sign & Share ‼️ ➡️https://t.co/lFGqupyC2X
Do not isolate Kosovo. Equal rights for citizens of Kosovo as for EU citizens. Equal rights for all Europeans. 🇪🇺 pic.twitter.com/nUICIEJinJ
— Kati Schneeberger 🇪🇺 (@KatiSchneeberg1) May 26, 2022
Këtë iniciativë e ka përkrahur edhe ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek.
Lunaçek, e ka quajtur iniciativë të rëndësishme nismën e Schneerberger. Parlamenti Evropian për vite me radhë ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën dhe nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në rastin e Kosovës, Parlamenti ka dhënë edhe pëlqimin e nevojshëm pas rekomandimit të Komisionit Evropian. Por, qëndrimet e Parlamentit Evropian nuk janë ligjërisht obliguese për vendet anëtare të BE-së. Vendimet përfundimtare miratohen në Këshill pikërisht nga shtetet anëtare.