Sado që matja e peshës të duket si një procedurë e thjeshtë, shpesh ndodh që peshore t’ju “gënjeshtra”.
Megjithatë, në shumicën e rasteve, faji është ne, jo pajisja.
Sigurisht, parakushti i parë dhe themelor është që peshoja e shtëpisë tuaj të jetë e kalibruar mirë dhe të tregojë saktë peshën, pa devijime në varësi të sipërfaqes në të cilën është vendosur.
Ekspertët veçojnë 3 gabimet më të mëdha që bëjmë gjatë matjes së peshës:
Matja natën vonë
Nëse jeni nga ata persona që peshohen disa herë në ditë, atëherë me siguri e keni vënë re që numri është pak më i lartë në mbrëmje. Pse është kështu?
Përkatësisht, shkaku i peshës së tepërt qëndron në sasinë e ushqimit dhe lëngjeve të gëlltitura gjatë ditës. Do të merrni rezultatin më të saktë nëse matni veten në mëngjes pasi keni urinuar për herë të parë.
Matja me rroba
Shumë e injorojnë faktin se rrobat dhe këpucët mund të shtojnë pak peshë.
Gjegjësisht, një studim i publikuar në ‘International Journal of Obesity’ në vitin 2012 ka treguar se veshja e femrave peshon rreth 0.8 kg, kurse e meshkujve rreth 1.2 kg.
Prandaj rekomandohet që të qëndroni në peshore zbathur dhe me sa më pak rroba për të treguar peshën e duhur.
Menjëherë pas stërvitjes
Shumë njerëz hipin në peshore sapo kthehen në shtëpi nga palestra dhe më pas befasohen pozitivisht nga numri, i cili zakonisht është më i vogël se sa është në të vërtetë.
Humbja e peshës në këtë rast është për shkak të sasisë së ujit që keni humbur përmes djersitjes gjatë ushtrimeve. Kjo është një dëshmi e qartë se peshorja mund të na mashtrojë lehtësisht, duke shtuar apo hequr kilogramët.
Në fund lind pyetja, si mund të jemi të sigurt që vërtet keni humbur peshë apo keni shtuar peshë?
“Nëse peshoret tregojnë një rënie në peshë ose dy, dita-ditës, ju ndoshta jeni shumë të emocionuar. Megjithatë, edhe nëse pesha është e saktë, nuk ka asnjë mënyrë për të humbur dy kilogramë yndyrë në një ditë. Humbja e dy kilogramëve yndyrë kërkon një deficit prej 7000 kalorish në një ditë. E pamundur”.
“Prandaj është më mirë të peshoheni një herë në javë. Në fund të fundit, matja e peshës ditore çon në të menduarit e tepruar për numrat që shohim në peshore dhe kjo mund të krijojë një kundër efekt dhe të vështirësojë rënien në peshë”, thonë bashkëbiseduesit e portalit “Harvard Health”.