MENU
klinika

"Kontributi i të gjithëve!"

31 vjet PS: Rama uron Fatos Nanon

12.06.2022 - 09:29

Partia Socialiste feston ditën e sotme 31-vjetorin e krijimit të saj. Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një urim për partinë që ai drejton.

Rama përmend të gjithë ata që i kanë dhënë Partisë Socialiste që nga patronazhisti më i thjeshtë te themeluesit dhe lideri Fatos Nano.

Statusi i Edi Ramës

Mirëmëngjes dhe me urimin për ditëlindjen e Partisë Socialiste, të gjithë atyre që i kanë dhënë dje dhe i japin sot PS, që nga patronazhisti më i thjeshtë, tek drejtuesit në territor e deri te themeluesit e saj dhe lideri Fatos Nano, ju uroj të gjithëve ju një të diel të qetë