Periodat një herë në muaj janë mjaftueshëm, por ndodh që disa gra dhe vajza e përjetojnë ndjesinë e tyre edhe më shpesh. Një fenomen i tillë, bëhet shkak për t’u shqetësuar, pasi nga çfarë dimë, cikli menstrual ndodh çdo 28 ditë dhe zgjat nga 3 deri në 7 ditë. Ndërkohë, ka gra të cilave ky cikël u ndërpritet për t’i rinisur sërish, ose ndonëse cikli i tyre i rregullt ka mbaruar përballen me një tjetër cikël brenda një kohë të shkurtër. Çfarë thonë mjekët specialistë për këtë? A është normale të ndodhë?
Së pari, është e rëndësishme të kuptoni ndryshimin mes njollave dhe menstruacioneve. Ashtu si nga vetë emri, njollosja është shumë më pak gjak sesa do të shihni gjatë ciklit të rregullt menstrual. Njollat kafe mund të jenë shenjë e shtatzënisë, mund të lidhen me ovulimin si dhe me dhimbjet pas seksit.
Nga ana tjetër, hormoni i stresit, cortisol-i, mund të ndikojë në funksionimin e vezoreve, gjë që mund të rezultojë në fillimin e menstruacioneve më herët ose më vonë, në zgjatjen ose shkurtimin e ciklit apo dhe intensitetin e hemoragjisë që keni. Një arsye tjetër pse mund të shihni gjakderdhje të pazakontë pas ciklit tuaj janë ilaçet që mund të keni përdorur. Sidomos pilula për parandalimin e shtatzënisë shkakton hemoragji pasi e përdorni për herë të parë.
Sidoqoftë, nëse ju ndodh shpesh që të keni perioda brenda ciklit 28 ditor, me siguri ka diçka që s’shkon dhe kërkon trajtim. Ekspertët thonë se nuk është normale të përjetoni dy herë gjatë muajit ciklin menstrual, prandaj takimi me një mjek gjinekolog është i nevojshëm. Ka një numër arsyesh pse ndodh ajo që ndodh, duke nisur që nga infeksionet vaginale, polipet e qafës së mitrës, të mitrës, çrregullimi hormonal, shtatzënia, apo përdorimi i kontraceptivëve.
Edhe nëse përjetoni gjakderdhje të parregullt ose njolla vetëm një herë, takimi me mjekun do t’ju ndihmonte të hiqnit çdo dyshim.
Burimi: Pop Sugar