MENU
klinika

“Lufta të ndalet, asgjë tjetër nuk ka rëndësi”

Abazoviç: Do ndihmojmë në rindërtimin e Ukrainës

15.06.2022 - 20:08

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Zelensky në Ukrainë, Abazoviç tha se asgjë tjetër përveç përfundimit të luftës, nuk ka rëndësi.

Ai shprehu mbështetjen e Malit të Zi për rindërtimin e Ukrainës pas përfundimit të agresionit rus. Sipas Abazoviç, vizita e tij dhe e Ramës në Ukrainë, ishte një mesazh i fortë për vendet e BE-së.

“Ukraina është përpjekur për të mbrojtur vlerat demokratike të Europës. Nuk po luftoni vetëm për territorin tuaj, për popullin tuaj, por po luftoni për parimet dhe mënyrën e jetesës. Vendet tona duhet të them, që gjithçka që lidhet me parimet elementare demokratike, për ne është në rregull. Keni mbështetjen e Malit të Zi. Jam i gëzuar që keni mbështetjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, kjo është një kohë mjaft e vështirë për botën dhe Europën.

Lufta të ndalet, çdo gjë tjetër është më pak e rëndësishme. Duhet të gjejmë një rrugë për të ndaluar shkatërrimet masive, vrasjet e njerëzve. Do keni mbështetje të plotë për rindërtimin. Ne jemi vende të vogla, por keni mbështetjen tonë, do japim kontributin tonë. Ne shpresojmë që kjo vizitë, ky samit i 3 kryeministrave nga Ballkani Perëndimor, është një mesazh i fortë për vendet e BE-së, për partneret e BE-së që kanë mundësi reale për të bërë më shumë se ne. Duhet të jemi në të njëjtën gjatësi vale. Ajo çfarë keni bërë deri më tani është e pabesueshme.

Keni mbështetjen tonë që çdo ukrainas. Duam që të vijmë në atë kohë kur të flasim për marrëdhënie ekonomike mes vendeve tona. Keni një mik të besuar nga ana jonë. Të jeni të sigurt që ne ndajmë këtë përvojë prej rreth 3 dekadave më parë, e dimë saktësisht çfarë është agresioni. Në emër të paqes, në emër të miqësisë të të gjitha vendeve europiane, ju uroj gjithë të mirat në të ardhmen” – tha Abazoviç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Vendet tona s’janë konkurrente”

Zelensky në konferencë me Ramën dhe Abazoviç

Ballkani Perëndimor si mbështetje

Rama nga Kievi: Do të rindërtojmë banesat në Irpin