Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët të zhvilluar në Ohër të kuadër të takimit “Open Balkan’, tha se tashmë po vjen në kohë më e mirë bashkëpunimi mes Serbisë dhe Malit të Zi.
“Vetë fakti që vizita ime e parë e Malit të Zi në Beograd është lajm pozitiv për mua dhe kjo flet për një bashkëpunim shumë të mirë, apo të përsosur dhe më vjen keq që për shkaka të rrethanave të ndryshme s’kemi pasur rastin të takohemi. Nder për mua të shkoj në Beograd…Deri atëherë do të jetë vendosur nëse do t’i bashkohemi nismës. Përsëris falënderimin për ftesën dhe së bashku do të përpiqemi që qeveria e re të kontribuojë që të kemi lajme të mira në raportet Serbi-Mali i Zi. Besoj që duhet të kemi sa më tepër lajme të mira.”, tha ai.