Zv.kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi sot se qeveria po mendon të shpërndajë një tjetër paketë ndihme për shtresat në nevojë në shtator.
Deklaratën ai e bëri gjatë diskutimit në Kuvend të aktit normativ për kompensimin e kompanive të ndërtimit.
Pjesë nga fjala e Ahmetajt
Qeveria është marrë me qytetarët që kanë humbur shtëpitë, shtëpi falas dhe grante për të rregulluar shtëpitë. E paprecedentë nga ana sociale. Të tjerët kanë dhënë kredi. Në pendemi injektuam për familjet në nevojë dhe preku gati gjysmë milioni qytetarë. BB e ka thënë 50 mijë vende pune u shpëtuan nga ajo që bëri qeveria. Qytetarët me biznese të vogla paguajnë zero taksa. Më gjeni një precedent në Europë. Po ata që paguajnë më pak? Pjesa më e madhe e tyre nuk paguajnë asnjë taksë. U injektua një paketë për të ndihmuar biznesin e vogël dhe biznesin e madh.
Gjithë Bota e ka pranuar që kriza e çmimeve është e shumëfishtë për shkak të invazionit rus dhe nuk dihet sa do vazhdojë. Qeveria nxorri një paketë injektuese për qytetarët në nevojë. Qeveria vendosi të mbante çmimet e energjisë si asgjëkund tjetër të pandryshuara. Më pas Qeveria u fut te transporti public me 100 lekë për litër. Shumë shpejt do të shtojmë edhe një 500 milionësh për fermerët për naftën. Ndihmë edhe për peshkimin. Çfarë filozifie kanë këto? Të një qeverie të majtë.
Vijmë këtu dhe themi se investimet publike kanë një ngërç nga çmimet. Hekuri, betoni, të gjitha janë rritur nga 40 në 125%. Ne po injektojmë në mënyrë transparente, kompensojmë rritjet 5-30%. Mund të ketë edhe rritje 125% por nuk e kompensojmë. Ekonomia jonë është e vetmja në rajon që ka mbajtur rritjen 6%. Pse është rritur konsumi i popullatës? Si ka mundësi që çmimi i naftës është më i larti në Europë, dhe ndërkohë, konsumi, tregtia, ndërtimi, janë të rritura?
Po pyetjen pse janë rritur kursimet e bëni? Po investimet që janë rritur, cila është arsyeja? Rritja është dyshifrore. Ka një rrezik për ekonominë për shkak të çmimeve të larta. Inflacioni është kolerë. Kur nuk rrisim çmimet e energjisë është tendencë për ta luftuar inflacionin. 450 milionë dollarë vetëm tani janë injektuar. Ne jemi të majtë dhe do ti mbështesim të gjitha shtresat në nevojë. Do vazhdojmë me një paketë të re për pensionistët nëse do të jetë nevoja në vjeshtë.
Ju thoni që çmimi i naftës në Shqipëri është më i larti, është i lartë, por jo më i larti. Ka shumë shtete të Europës ku çmimi është më i lartë.