MENU
klinika

Midis tyre edhe punonjësi i FNSH-së

Aksidenti tragjik me tre të vdekur/ Emrat e viktimave

10.06.2022 - 09:53

Në aksidentin tragjik të mbrëmjes së sotme në aksin Levan-Tepelenë është rritur bilanci i viktimave duke bërë që numri i të vdekur të shkojë në tre.

Pas njoftimit të policisë se ndërroi jetë punonjësi i FNSH-së Sokrat Lelaj dhe vjehrra e tij, Bylyrie Salaj tani bëhet e ditur se ka ndërruar jetë edhe gruaja e efektivit, Fatbardha Lelaj.

Të plagosurit e shtruar në spital janë Gerti Skënderaj, Gladiola Meraj dhe vajza e tyre 6 vjeçe.

Aksidenti

Ashtu siç duket edhe nga videoja e dërguar nga korrespondentja e Panorama.al, automjetet tip “Zafira” dhe “Ford” janë tërësisht të shkatërruara dhe ndërsa të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital.

Viktimat:

Sokrat Lelaj

Bylyre Salaj – vjehrra e Sokrat Lelajt

Fatbardha Lelaj-bashkëshortja e Sokrat Lelajt

Te plagosur:

Gerti Skënderaj

Gladiola Meraj

Vajza 6 vjeçe