MENU
klinika

Përfundon mbledhja e grupit të PD-së

Alibeaj: Ja cili është synimi ynë për reformën territoriale

14.06.2022 - 17:27

Ka përfunduar pas më shumë se një ore mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ku në fokus të diskutimeve ishte reforma territoriale.

Pas mbledhjes, në një prononcim për mediat, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj deklaroi se të gjithë deputetët u shprehën gjatë mbledhjes se reforma e vitit 2014 ishte e dështuar.

Për nisjen e punës së komisionit për reformën territoriale që do të zhvillohet nesër, Alibeaj tha se në qendër të saj do të vendoset njeriu.

Sipas tij, në qendër të kësaj reforme duhet të jetë ekspertiza.

“Është një informim që grupi ynë i bën gjithë anëtarëve të grupuit parlamentar. I kanë informuar jo vetëm për fillimin e veprimtarisë së komisionit. Anëtarët tanë në komisionin e reformës territoriale, gjatë gjithë veprimtarisë së tyre, do marrin dhe do vjelin jo vetëm kontributin e deputetëve të PD-së, por edhe kryetarëve të bashkive tona, njerëzve që kanë njohur. Eksperti që ka pasur njohuri dhe ka njohuri të vlefshme, unë besoj që është një nga virtytet që duhet të jetë pjesë e punës së këtij komisioni.

Si synim final për reformën territoriale, është përcjellja e të gjithë sensibiliteteve që publiku ka sot për reformën e 2014-ës. Në çfarëdolloj forumi që kemi pasur, ka qenë dështimi spektakolar i reformës territoriale. Ne kemi synim që me një reform territoriale, në qendër të jetë njeriu. Ky do jetë kriteri i pare, të gjithë ramë dakord që kjo reformë është një dështim. Ekspertiza duhet të jetë pjesë e reformës territoriale” – tha Alibeaj.

Më herët gjatë mbledhjes, Panorama.al ka zbardhur diskutimet mes demokratëve. Alibeaj ka kërkuar që gjatë muajit qershor, të evidentohen problematikat aktuale të reformës territoriale.

Më pas ai është shprehur se në fund të muajit korrik, do të dilet me një propozim konkret nga ana e demokratëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Deri në fund të korrikut do…"

Reforma Territoriale/ Kërkesa e Alibeajt