MENU
klinika

"Deri në fund të korrikut do…"

Reforma Territoriale/ Kërkesa e Alibeajt

14.06.2022 - 16:35

Enkelejd Alibeaj, ka kërkuar që muaji qershor të shërbejë si një periudhë për evidentimin e problematikave që lidhen me Reformën Territoriale.

Gjatë mbledhjes, Alibeaj është shprehur se deri në fund të korrikut, të dilet me një propozim konkret për mënyrën sesi do të duhet të jetë harta e re territoriale e Shqipërisë.

Alibeaj: Në qershor do të evidentohen problematikat që lidhen me Reformën Territoriale, dhe deri në fund të korrikut do të dilet me propozim konkret, për mënyrën sesi do të duhet të jetë harta e re territoriale e Shqipërisë.

Ndërkohë deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferraj ka deklaruar gjatë mbledhjes se krahas interest qytetar, opozita duhet të fokusohet edhe në interesin electoral përsa i përket reformës territoriale.

Xhaferaj: Mendoj që komisioni ka një kompozim shumë të mirë duke filluar nga Dhurata që ka një artikulim të mirë. Ne duhet të kemi disa opsione. Dhe krahas interesit qytetar që është primar, sigurisht duhet të mbajmë në konsideratë edhe interesin elektoral. Nga të gjitha takimet që kemi pasur me qytetarë, ka një dakordësi për rritjen e numrit të bashkive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN