MENU
klinika

EMRAT/ Zbrazën bankën në Koplik për 7 minuta

Arrestohen pas 3 javësh dy vëllezër nga Malësia e Madhe!

05.06.2022 - 09:43

Klevis dhe Bekim Gurraj, vëllezër me njëri tjetrin janë ndaluar nga policia e Shkodrës në lidhje me grabitjen e ndodhur rreth tre javë më parë në një bankë në Koplik.

Policia ka shoqëruar rreth 15 persona gjatë kontrolleve, ndërsa po punohet për ndalimin e dy të dyshuarve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Autorët e maskuar vodhën një shumë prej 400 mijë lekësh, 1 mijë dollarë dhe 1 mijë euro. Disa persona të paidentifikuar, u futën në filialin e BKT-së të maskuar. Nën kërcënimin e armës, ata vodhën shumën e parave e më pas u larguan me një makinë tip “Volkswagen” në më pak se 7 minuta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN