Steven Zhang rikthehet këtë të mërkurë në Milano për t’i dhënë dritën jeshile drejtuesve të klubit, është koha për të vënë në jetë goditjet e para në tregun e transferimeve.
Pas rinovimit të kontratës me trajnerin Simone Inzaghi, pritet vetëm zyrtarizimi, hapi i radhës është mbyllja e marrëveshjes me Empolin për të “veshur” zikaltër Kristjan Asllanin.
Nuk ka më asnjë dyshim për këtë pjesë, Asllani ka pranuar ofertën e dyshes Marotta-Ausilio: një ofertë 5-vjeçare nga ku do të përfitojë 1,2 milionë euro në sezon.
Sipas Giuseppe Bergomi, ish futbollisti i famshëm i Inter, Asllani është një bast i madh i Piero Ausilio-s, një fiksim i vjetër që e ndjek prej kohësh, tani është momenti i duhur për ta sjellë në Milano:
“Asllani është një zgjedhje e Ausilios, që e ndjek prej kohësh dhe tani ka këmbëngulur për ta marrë në Milano. Duhet një zëvendësues i Brozoviç dhe Asllani do të niset nga pankina, për të shfrytëzuar rastet e tij e për t’u rritur gradualisht”, u shpreh Bergomi.
Empoli është dorëzuar nga insistimi i madh i Ausilios-s, presidenti i Corsi ka pranuar ofertën prej 14 milionë euro kesh, plus një lojtar në formë huazimi.