MENU
klinika

Bomberi shqiptar më i kërkuari

Napoli insiston për Brojën, Chelsea fikson çmimin

15.06.2022 - 12:55

Pas një sezoni shumë pozitiv në aspektin personal, 9 gola në Angli me fanellën e Southampton, Armando Broja ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, në Premier League dhe jo vetëm.

Ylli kuqezi ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të pushuar disa ditë, përpara se të kthehet në Londër, te Chelsea, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij.

E ardhmja e Brojës mbetet e paqartë pasi trajneri Tucel ka vendosur t’i jap një shans, por në të njëjtën kohë ofertat për të vijnë nga të gjithë anët.

Napoli mbetet një nga skuadrat më të interesuara dhe sipas mediave italiane, ekipi i Spallettit ka bërë një hap përpara duke vendosur kontaktet e para me përfaqësuesit e “bomberit” kuqezi. Sipas Il Mattino, Chelsea kërkon 30 milionë euro për kartonin e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zhvillimi i fundit në merkato

Strakosha bëhet shok skuadre me Brojën?