MENU
klinika

Pa drejtësi!

Avokatët, dita e dytë e bojktotit

15.06.2022 - 10:42

Sot në ditën e dytë, vijon bojkoti i proceseve gjyqësore në të gjithë vendin kundër hartës së re gjyqësore që shkrin gjykatat. Ditën e djeshme mbi 800 procese nuk u zhvilluan. Kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhiaj i bëri apel qeverisë të reflektojë pasi protesta e tyre do të përshkallëzohet.

Çfarë parashikon harta e re gjyqësore
Report Tv mëson se Ministria e Drejtësisë ka dhënë dakordësinë për hartën e re ku nga 22 gjykata të shkallës së parë bëhen 13 dhe nga 6 Apele bëhet 1. Brenda pak ditësh, kjo hartë do të shkojë në qeveri për miratim. 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Ky ishte përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit.

I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është shtimi i një gjykate të shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat e shkallës së parë në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ç’punë ka avokatia me këtë?"

Harta e re Gjyqësore/ Ngjela u del kundër avokatëve

Bojkotojnë seancat gjyqësore:

Harta e re gjyqësore, avokatët në grevë

“Qytetarët kanë nevojë për shërbime ligjore!”

Prezantohet harta e re gjyqësore