MENU
klinika

"SPAK ma ka konfirmuar"

Balla në Kuvend: Sali Berisha është në hetim për…

23.06.2022 - 13:30

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar sot në Kuvend se ka marrë konfirmim nga Prokuroria e Posaçme SPAK se ajo ka nisur procedimin penal për ish kryeministrin Sali Berisha, lidhur me çështjen e pronës së kompleksit Partizani në kryeqytet.

“Ky ka njohur pronat e veta nga Viçidoli në bregun e Dhërmiut. Kompensim të pronave të Viçidolit në Dhërmi. Nuk e di por e ftoj parafolësin të dalë dhe t’u shpjegojë shqiptarëve se si është pronar tokash në Dhërmi. Aty ku janë gjithë rraca e këtyre në Gjirin e Lalëzit. Unë e di që është nga Viçidoli. Datën e lindjes e ka ndryshuar për ta çuar pranë Enverit. Kështu e kanë të gjithë servilat. Ky është variant më i turpshëm i servilave të atij regjimit.

Ky grabitësi i pronave vodhi dhe pronën mu në qendër të Tiranës, kompleksin Partizani. E përsëri i bej thirrje SPAK meqë më ka informuar që e ka regjistruar dosjen, pra ka nisur procedimin, e nesër do i çoj përsëri dokumente shtesë, si u gjet prona e kompleksit Partizani“, deklaroi Balla në Kuvend.

Deklarata e Ballës erdhi si përgjigje e akuzave që ngriti në Kuvend Berisha, kur tha: “Ju siguroj se në 2007 u digjitalizua çdo dokument pronësie ne Shqiperi e nga ata që kanë vu dorë nga këta këtu mbrapa, do diktohen një ditë e do shkojnë atje ku e kanë vendin”.