MENU
klinika

Pas kritikave në Kuvend

Braçe del në protestë me fermerët në Lushnjë: Me këta falimenton e gjithë Shqipëria

22.06.2022 - 16:28

Kritikat ndaj qeverisë për mungesën e mbështetjes për fermerët, deputeti Erion Braçe nuk i la vetëm si fjalë në Kuvend, por ka nxituar që të zbresë në terren, aty ku ka protestuar së bashku me fermerët e Myzeqesë.

Braçe së bashku me fermerët e Lushnjës dhe Fierit  protestuan sot për çmimin e lirë me të cilin pikat e grumbullimit po blejnë shalqinin.

Ish-zvkryeministri vuri në pah se fermerët kanë gati mijëra kujtalë shalqi për treg, por mungesa e kërkesës dhe çmimi i ulët prej 10-12 lekë për kg, me të cilin tregtarët e shumicës po blejnë i ka bërë ata të ndalojnë vjeljen pasi praktikisht janë të falimentuar që në nisje të sezonit.

“Vetëm në fshatin Çermë e Sipërme janë mbi 100 hektarë shalqi që kane arritur pjekjen teknike dhe nëse nuk evadohen brenda një afati 15 ditor prodhimi kalon në tejpjekje dhe në këto kushte fermerët nuk do të shesin dot asnjë kilogram ashtu si vitin e kaluar në disa zona të Lushnjes”, tha Braçe.

Ndërkohë, sipas fermerëve çmimin e parapërcaktojnë pikat e grumbullimit ku thithja e prodhimit aktualisht po bëhet selektive dhe sipas interesave të grumbulluesve të cilët ushtrojnë presion ndaj fermerëve deri në momentin që ta blejnë sa më lirë për të rritur fitimet.

Brace theksoi se Ministria e Financave duhet të dalë dhe të ushtrojë kontrolle sepse po abuzohet hapur nga tregtarët e mëdhenj dhe fermerët nuk po shesin dot as sa për të mbajtur frymën gjallë dhe për të mbjellë vitin e ardhshëm.

“Kur këta ngrinin zërin, se kontrolloni çmimin e plehrave kimike pasi zë gati 60% të kostos së grurit, askush nuk e vrau mendjen. Janë të njëjtët njerëz që edhe i kanë shitur plehrat shtrenjtë edhe duan ta marrin produktin shumë lirë. Sa kemi qenë ne këtu kanë kaluar 30-40 trajlera, pra kërkesë ka, por si shpjegohet që bie çmimi. Problemi është se zhytet një ekonomi e tërë. Nëse falimenton kjo ekonomi bujqësore ka falimentuar ekonomia bujqësore e gjithë vendit. Shteti duhet të thotë stop këtu me pikat e grumbullimit me kapacitete magazinuese private. Shteti duhet të ndërtojë magazina dhe frigoriferë publik. Kështu fermeri çon mallin atje kur ka çmim të lartë”, u shpreh Braçe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Fermerët në ankthin e tmerrshëm të…"

“Gruri në pikën më kritike”- Erion Braçe publikon videon

Votohet shtyrja e akcizës së gazit për familjarët

Fabrikat dhe karburantet gjunjëzojnë qeverinë