MENU
klinika

Çfarë pritet të ndodhë në politikën bullgare

Bullgari/ Parlamenti rrëzon qeverinë e Petkov-it

22.06.2022 - 19:04

Parlamenti i bullgarisë ka rrëzuar sot qeverinë e kryesuar nga kryeministri Kiril Petkov. Mocioni i mosbesimit është nisur nga GERB, dhe si arsye për nisjen e saj ka qenë se qeveria ka dështuar në politikat ekonomike të vendit.

Ajo që pritet të ndodhë është që qeveria të japë dorëheqjen.

Më tej, presidenti i vendit duhet të nisë konsultimet me partitë në Asamblenë Kombëtare.

Kjo pasohet nga prezantimi i partisë “Ne vijojmë ndryshimin”, e cila do të ketë në dispozicion 7 ditë për të mbledhur shumicën.

Nëse kjo dështon, kreu i shtetit do ti japë mandatin për krijimin e qeverisë së re, një partie tjetër, të dytës për nga madhësia.

Me shumë mundësi, partia e dytë në radhë do të jetë GERB, e cila gjithashtu do të ketë afat 7 ditor për të krijuar qeverinë.

Nëse edhe kjo dështon vijohet me parti të tjera më të vogla.

Pas shterimit të të gjitha mundësive do të caktohet një qeveri tranzitore.

Deri atëherë do të jetë qeveria e cila ka dhënë dorëheqjen që do të qeverisë vendin.

Duke pasur parasysh procedurat, ekspertët mendojnë se në gusht mund të mbahen zgjedhjet e parakohshme, por duke qenë se kjo përkon me periudhë pushimesh, zgjedhjet mund të mbahen në shtator ose tetor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Varet edhe fati i Shkupit e Tiranës

Bullgaria voton për Presidentin dhe Kuvendin

Ripërtëritja demokratike e Evropës

“Bullgaria i bashkohet një tendence në rritje”