MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Ç’është niveli i ulët i testosteronit?

10.06.2022 - 10:25

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Ç’është niveli i ulët i testosteronit?

Mjeku: Nivel të ulët do të kemi kur niveli i testosteronit është nën 3.46 ng/dl ose 12 nm. Niveli i ulët i testosteronit bëhet shkak që mashkulli të shfaqë disa ankesa. Zakonisht këto fillojnë mbi moshën 50 vjeç. Megjithatë, ne nuk themi që të gjithë meshkujt mbi moshën 50 vjeç do të kalojnë andropauzën. Me rritjen e moshës, rritet dhe mundësia. Në moshën 50 vjeç, 12% e meshkujve fillojnë të kenë probleme me andropauzën. 28% e meshkujve në moshën 60 vjeç kanë probleme me andropauzën, në moshën 70 vjeç shkon 48%, në moshën 90 vjeç rritet shumë, shkon deri në 80%. Pra, sa më shumë të rritet mosha, aq më e madhe është edhe mundësia e prekjes nga andropauza.

Çfarë ankesash ndjen mashkulli?

Një nga shqetësimet kryesore është rënia e dëshirës seksuale. Mashkulli nuk ka më dëshirë.

Ankesa e dytë është disfunksioni erektil, impotenca seksuale. Mashkulli në këtë rast ka vështirësi në ereksion. Këto janë ankesat që një mashkull ndjen më shpejt dhe më shpesh se ankesat e tjera.

Cilat janë ankesat e tjera?

Meshkujt që po kalojnë andropauzë, kanë probleme të anemisë: ulje të eritrociteve dhe hemoglobinës në gjak.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.