MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë konsiderohet faktor për plakjen e lëkurës?

10.06.2022 - 10:21

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë konsiderohet faktor për plakjen e lëkurës?

Mjeku: Dëmtimet nga dielli çojnë në shfaqjen e rrudhave të vogla, hiperpigmentim dhe ndryshime në elasticitetin e lëkurës. Shtresa e sipërme e lëkurës apo epiderma hollohet dhe lëkura çahet dhe ashpërsohet më lehtësisht. Lëkura ndihet e thatë për shkak se ajo është më pak e aftë për të mbajtur ujin. Dëmtimi i proteinës elastine në pjesën e brendshme të lëkurës (dermës) çon në formimin e heliozave (si gunga të verdha të trashura në lëkurë). Derma e humb elasticitetin dhe është më e dobët se normalisht.

Në lëkurat e ekspozuara shumë në diell ka një hiperaktivitet të melanociteve që çojnë në rritje të pigmentimit të lëkurës dhe çojnë në formimin e njollave ngjyrë kafe, lentigo dhe formimin e njollave të bardha.

Plakja e lëkurës është gjithashtu shumë më e shprehur edhe tek moshat mbi 50 vjeç, kryesisht tek seksi femër pasi ndërthuret edhe me ndryshimet hormonale që fillojnë të ndodhin në këtë moshë. Rrezatimi ultravjollcë në prani të rrezeve të diellit çon në oksidim, jonizim dhe ndryshime gjenetike në komponentët qelizorë, përfshirë dhe ADN.

Ajo gjithashtu ka efekte të thella në sistemin imunitar të lëkurës, gjë që duhet të sensibilizohen më shumë, pasi mund të ndodhin edhe fenomene të ndryshimit të lëkurës me format e saj atipike, të çrregullta, të dyshimta, siç mund të jenë proceset tumorale të lëkurës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.