MENU
klinika

Lëkurë e hidratuar dhe jo e plakur

2 maska për fytyrën me përbërës që secili prej jush i ka në kuzhinë

02.12.2018 - 18:35

Maskat e fytyrës janë mjaft të domosdoshme për kujdesin daj lëkurës, pastrimin e saj dhe ndihmojnë në jetëgjatësinë e saj në mënyrë të shëndetshme.

Ne kemi zgjedhur t’ju ofrojmë sot dy përbërës që secili prej jush mund t’i sigurojë pa vështirësi, dhe mund ti aplikojë vetë mbi lëkurë.

1. Një përbërës shumë popullor, i gjithanshëm dhe i mirë për lëkurën është mjalti.

mjalte-konica.al

Nëse do ta hidratosh, ta pastrosh apo ta bësh fytyrën të shkëlqejë, thjesht eksperimento duke përzier disa përbërës.

E vërteta është që keni nevojë vetëm për 2 lugë mjaltë. Disa kombinime me mjaltë janë të shpejta dhe të lehta, si ky me mjaltë dhe vaj kokosi.

Po, kjo është gjithçka që ju nevojitet. Thjesht, përziejini të dy përbërësit dhe kaq ju duhet për të hidratuar lëkurën. Nëse dëshironi të pastroni poret, mund të provoni mjaltë dhe limon.

maska-ideale-me-mjalt-konica.al

Nëse doni që fytyra të shkëlqejë, provoni mjaltë dhe kos. Një tjetër maskë me mjaltë që nuk duhet ta anashkaloni është mjaltë, kanellë dhe sodë buke, veçanërisht nëse keni fytyrë me probleme.

2. Përbërësi i dytë është domatja, e cila ruan lëkurën nga plakja dhe nga radikalet e lira.

Rigjeneron qelizat e dëmtuara nga rrezet e dëmshme të diellit dhe ngadalëson procesin e formimit të rrudhave. Plot me acide frutorë, ajo eliminon qelizat e vdekura dhe pikat e zeza në lëkurë.

domate-konica.al
domate-konica.al

Përbërësit e saj gjenden gjithashtu në disa preparate që përgatisin lëkurën për ekspozimin në diell. Me jo më pak rëndësi është përdorimi i saj për aftësitë purifikuese dhe riekuilibruese.

Lëkura që përfiton më shumë nga trajtimi me domate është pa dyshim lëkura e yndyrshme, pasi me aciditetin e saj përthan ose parandalon prodhimin e yndyrës së tepërt. Merrni vetëm tulin duke hequr farat dhe lëngun, aplikojeni në fytyrë dhe mbajeni për 20 min.

maske fytyre me domate-konica.al
maske fytyre me domate-konica.al

Kjo është një maskë e thjeshtë dhe me efekt të menjëhershëm. Edhe duart mund të bëhen më të bukura me domate, shtrydhni lëngun e domates në duar dhe lëreni deri sa të thahet, më pas shpëlajeni me ujë të vakët, rezultati do të jetë, një lëkurë më e qartë, e pastër dhe e butë.

Një maskë tjetër: Përziejmë në mikser një domate të pastruar dhe puresë i shtojmë 4 lugë gjelle miell dhe 2 lugë kafe vaj ulliri. Aplikojmë përzierjen mbi fytyrë dhe e lëmë në qetësi për 15 minuta