MENU
klinika

"Nuk i intereson..."

Çfarë mendimi ka Chris Rock për fjalët e Jada Smith?

07.06.2022 - 10:27

Kanë kaluar disa javë që kur Will Smith goditi me shuplakë Chris Rock në Oscar. Që atëherë, mesazhet dhe thashemet nuk kanë të sosur.

Së fundmi, Jada Pinkett Smith foli për herë të parë për incidentin në “Facebook Live Red Table Talk”, duke shpresuar për një pajtim mes të dyve.

“Tani, rreth natës së Oskarit, shpresa ime më e madhe është që këta dy burra inteligjentë dhe të aftë të kenë një mundësi për t’u shëruar, për të folur dhe për t’u pajtuar,” tha ajo.

“Me gjendjen e botës sot, ne kemi nevojë për ata të dy. Dhe ne të gjithë kemi nevojë për njëri-tjetrin më shumë se kurrë. Deri atëherë, Will dhe unë do të vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë për 28 vitet e fundit, dhe kjo është të vazhdojmë të kuptojmë këtë gjë të quajtur jetë së bashku.”

Chris Rock ishte i vetëdijshëm për këto fjalë. Por një burim i siguron “ET” se humoristit me të vërtetë nuk i intereson çfarë ka për të thënë aktorja.

“Ai nuk është i shqetësuar me Smiths për momentin,” thotë burimi. “Chris është në turne dhe po përgatitet për një komedi speciale”.

Chris Rock është i fokusuar në të ardhmen, jo në të kaluarën

Ata gjithashtu theksojnë se Chris Rock kujdeset vetëm për veten dhe zhvillimin e tij në karrierë. Ndaj duket se aktori i humorit e ka larguar veten nga çdo thashethem dhe aferë hollivudiane.