MENU
klinika

Këngëtari habit me pamjen e re

Çfarë po ndodh me Zayn Malik?

19.06.2022 - 11:14

Zayn Malik dukej komplet ndryshe teksa tregoi pamjen e tij të re në një foto të shpërndarë në Instagram.

Ish-ylli i One Direction, gati nuk njihej teksa kishtë lënë flokët në një stil më të gjatë kaçurrela dhe një mjekër të plotë.

Ai është i njohur mbajtjen e pamjes të rregullt, por tani ka vendosur të eksperimentojë me look-un.
Postimi i tij i fundit vjen pasi Zayn ndau një klip të papritur duke kënduar hitin e vitit 2013 të One Direction, “You & I” në Instagramin e tij të shtunën. Ai i bëri lëmsh të gjithë fansat të cilët akoma ëndërrojnë për një bashkim të grupit të famshëm.

Ndërkohë, gjërat u përkeqësuan mes Zayn dhe ish-shokut të tij të grupit Liam Payne, i cili e shau në një intervistë të fundit dhe u tall me grindjen e Zayn me nënën e ish të dashurës së tij, Gigi Hadid. Liam u shfaq në podcastin e Logan Paul, ku bëri një sërë komentesh që nuk u pritën mirë nga fansat.

Ai dhe prezantuesi diskutuan për grindjen online të Zayn me vëllanë e Logan, Jake Paul, në vitin 2020, e cila përfundoi me të dashurën e atëhershme të Zayn, Gigi Hadid, duke e kritikuar Jake si “të parëndësishëm” dhe duke mbrojtur të dashurin e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Më joshëse se kurrë

“Engjëlli” mbetet në Rio!

Historia e tyre hap pas hapi

Marrëdhënia e Gigi Hadid dhe Zayn Malik