“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Çfarë shkakton mungesa e magnezit?
Mjeku: Magnezi është me rëndësi të madhe dhe është përgjegjës për më shumë se 300 procese metabolike në trup. Shumë njërëz kanë nivele të ulta magnezi ose kanë mangësi dhe kjo mungesë reflektohet në trup duke shkaktuar shumë sëmundje shëndetësore.
Shenjat e zakonshme paralajmëruese për mangësi magnezi janë: Sëmundjet e zemrës, nervozizmi, probleme me lëkurën e fytyrës, pagjumësi, osteoporoza, nivele të paqëndrueshme të sheqerit në gjak, lodhje kronike, migrenë, dhimbje këmbe, ankth dhe depresion.
Konsumi i rregullt i magnezit ndihmon në kurimin e sëmundjes alzhajmer dhe sipas disa ekspertëve, mungesa e tij në tru mund të çojë në shfaqjen e sëmundjes së parkinsonit.
Për më tepër, mangësia e magnezit në trup lidhet me sëmundje të tjera kronike, si dhe me diabetin e tipit 2.
Prandaj, është e rëndësishme përfshirja e magnezit në dietën tuaj. Ai mund të gjendet në çokollatën e errët, arra, avokado, peshk, perime me gjethe jeshile si kale dhe spinaq, bishtajore, drithëra, dhe fara. Doza e rekomanduar ditore e magnezit është 500-1000 mg.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.