MENU
klinika

Një lajm i ëmbël!

Çifti i njohur turk, në pritje të fëmijës së tyre të dytë

22.06.2022 - 11:01

Një lajm mjaft i ëmbël është bërë me dije lidhur me Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen. Raportohet se dyshja do të bëhen sërish prindër.

Lajmi ka qarkulluar me shpejtësi kudo pas një postimi që ka publikuar “Gazete Magazin”. Kujtojmë që dyshja kanë një djalë i cili quhet Karan.

Aktorja bukuroshe, Fahriye mësohet të jetë 2 muaj e gjysmë shtatzënë.

Edhe pse lajmi ka qarkulluar kudo, dyshja ende nuk kanë bërë një njoftim në rrjete sociale.

Fansat e tyre janë gëzuar shumë nga ky lajm dhe menjëherë kanë nisur me urimet.

Burak dhe Fahriye publikojnë shumë shpesh foto me njëri tjetrin por edhe me djalin e tyre. Madje, ky i fundit tashmë është shumë i famshëm në Instagram. Karan grumbullon rreth 349 mijë ndjekës në llogarinë e tij.

Vogëlushi ka foto mjaft të bukura, ku më së tepërmi shihet në praninë e prindërve të tij.

Aktori i pëlqyer turk Burak Ozçivit është bërë shumë i njohur për shqiptarët me rolin e tij si “Osmani”.

Më herët, aktori u përfshi në një situatë aspak të këndshme pasi u akuzua nga 4 punonjës të serialit për ofendim.

Por Burak dha asokohe një deklaratë, ku ndër të tjera tha: “Është e vërtetë që situata në xhirime ishte stresuese, por unë kurrë nuk kam ofenduar dikë. Të gjithë ata që më njohin e dinë që unë nuk jam person që fyej”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sarp aktori më i paguar në sezon

Aktorët turq dhe pagesat e majme për një serial

Fitoi miliona fansa me rolin e “Osmanit”

Aktori i njohur turk vihet nën hetim