MENU
klinika

VIDEO

Dalin pamjet nga Kievi, ja kush e shoqëron Ramën

15.06.2022 - 09:58

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij nga Mali i Zi, Dritan Abazoviç kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Kiev.

Ata do të zhvillojnë takime të nivelit të lartë me Presidentin Volodymyr Zelensky dhe do të vizitojnë disa nga zonat e dëmtuara nga lufta e Ukrainës me Rusinë.

Ka qenë kryeministri i Malit të Zi që ka shpërndarë në rrjetin social Twitter një foto nga rrugët e Kievit.

Ndërkohë në Instagramin e tij është publikuar një video ku shihen dhe shoqëruesit e kryeministrit Rama, dhe ku bie në sy prezenca e ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Veç ministres Spiropali në krah të Ramës shihet edhe Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

Ndërkohë për të mbarë vajtur sigurinë e kryeministrit në udhëtimin drejt Ukrainës janë gjendur edhe forcat RENEA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I shoqëruar nga Dritan Abazoviç

Kryeministri Edi Rama niset drejt Kievit

Kryeministri i Malit të Zi pranoi ftesën...

Abazoviç, Rama dhe Kovaçevski do të shkojnë bashkë në Kiev?