MENU
klinika

Shqiptari ndihmoi autorin të arratiset

Del video, si u rrah biznesmeni grek në mes të rrugës

29.06.2022 - 12:47

Mediet greke kanë publikuar videon e momentit kur një person ka rrahur  në mënyrë brutale biznesmenin grek Thodoris Kousathanas  në ishullin e Mykonos në Greqi.

Kujtojmë se në këtë çështje është përfshirë edhe një shqiptar i cili është arrestuar pak ditë më parë, pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin që  të arratiset nga vendi.

Kliko këtu për te pare videon

Sipas zougkla.gr 32-vjeçari me origjinë shqiptare është person i njohur për autoritete greke.

Ai i ka mohuar akuzat në polici, ndërsa mediat greke raportojnë se nga hetimet u gjet dhe u sekuestrua makina me të cilën largoi autorin 31-vjeçarari pasi dhunoi biznesmenin.

Siç shihet në videon e transmetuar nga MEGA, autori zbret nga automjeti i vjedhur dhe fillon të rrahë me një levë biznesmenin grek.

Nga video duket se autori e godet barbarisht në kokë me shufra hekuri.

Për fat  të mirë pronari i hoteleve në Mykonos është transportuar ne spital dhe ehte ne gjendje te mire shëndetësore.

Pak ditë më parë, vetë hoteleri kishte folur për SKAI-n për sulmin që u bë ndaj tij duke thënë:  “U sulmova nga drejtuesi i makinës. Unë thjesht zbrita për të parë se çfarë kishte ndodhur. Ai kishte veshur një kapele të zezë dhe në dorë kishte një levë. Ai kishte veshur doreza dhe një xhaketë të zezë. Rrahjet ishin të rënda dhe kishin për qëllim të më vrisnin. Fatmirësisht  u shfaqën dy fqinjë dhe më pas ai u tremb dhe u largua”.