MENU
klinika

Nga Lisandër Hoxha

Doli Hëna për kusar, apo doli bordi për zagar?

06.06.2022 - 20:08

Nga Lisandër Hoxha

Te dashur miq,
Çmimet me bord jane jo vetem nje vjedhje e rrezikshme qe rendon buxhetin e familjeve tona, por jane edhe cinizem ekstrem i banditeve me kollare dhe sherbetoreve te tyre ne biznes.

Nafta dhe te gjitha produktet e shportes po shiten me marreveshje monopoli me aq sa i konvenon spekulanteve, me te cilet zyrtaret ndajne para dhe sigurisht edhe rritjes se arkes se shtetit nga indeksimi i TVSH.
Çdo liter nafte qe eshte shitur nga bordi me çmim fiks ka brenda nje tarife te fshehte per kusaret me Nipt dhe zagaret me kollare.
Çdo produkt i monopolit kusar-zagar eshte ne shkelje te ligjeve te vendit dhe parimeve te lirise se tregut.

Papergjegjshmeria e qeverise dhe braktisja e qytetareve eshte mekati me i rende ne kete krize.

Asnje mase nuk eshte marre qe te luftohen monopolet dhe spekulimet.
Asnje mase nuk eshte marre nga qeveria qe te rriten rezervat ushqimore ne rast se kriza thellohet.
Asnje mase nuk eshte marre qe te subvencionohet prodhimi vendas per te ruajtur çmime te ulura dhe siguruar vendet me vulnerabel te punes.

Kusaret dhe zagaret duan vetem te vjedhin dhe nuk kane limite ne kete zullum.
Pyetja eshte se çfare duhet te bejme ne?
Une mendoj se duhet te dalim urgjentisht ne çdo shesh dhe te kerkojme hartimin e nje plani kombetar te rimekembjes ekonomike.
Mendoj se hapi i pare eshte detyrimi i qeverise te ndaloje bordet dhe zbatimi me rigorozitet i ligjeve te vendit qe ndalojne tregtine e spekulanteve ne kushtet e monopolit.

Hapi i dyte eshte krijimi i nje komisioni kombetar per shpetimin e ekonomise me ekspertet me te mire qe te mos falimentoje Shqiperia.

Opozita duhet te reagoje me çdo mjet dhe menyre per te realizuar misionin e saj.
Qytetaret kane sot nevoje per ne dhe ne duhet te jemi aty per ta.

Opozita duhet te therrase protesta kombetare deri ne zgjidhjen e krizes me te rrezikshme ekonomike qe prej vitit 1991.

*Marre nga faqja në Facebook e Anetarit te Keshillit Kombetar te PD Lisander Hoxha