Einxhel bëri bujë me një postim në Instagram, i cili u mor si thumb ndaj Donaldit.
“Sa më pëlqejnë ato moderatoret që në 12917 puntata të emisionit flasin vetëm për veten. Ky është stili moderimit ‘a doni më për Belulin’”, ka shkruar Einxhel, e cila pas bujës që bëri erdhi me një tjetër postim duke sqaruar se nuk ishte për Donaldin.
“Atëherë për gazetarët që kanë qejf të bëjnë lajme sipas mendjes së tyre e sot qenkan çuar të inspiruar për klikime, por me probleme të leximit shqip: ato moderatoret, ata moderatorët. Pra dhe një herë me zyshën: Unë-ti, ai/ajo, ne-ju-ata/ato. Bravo!”, ka shkruar Einxhel duke shpjeguar me ironi se statusi i saj i drejtohet një “moderatoreje” dhe jo një moderatori (në këtë rast jo Donaldit).