MENU
klinika

Si reagoi kjo e fundit?

Fifi sqaron marrëdhënien me Donaldin në sy të Beatrix!

21.06.2022 - 11:02

Shumë marrëdhënie, si miqësie apo dashurore u krijuan në shtëpinë e “Big Brother Vip”, por pas mbarimit të emisionit shumë prej tyre nuk i rezistuan dot kohës. E tillë ishte dhe ajo mes Beatrixës dhe Donaldit e cila mori fund menjëherë pas daljes dhe jo me pak zhurmë.

Por Beatrixa vazhdon të mbajë marrëdhënie të mira me Fifin, ish-konkurenten tjetër, me të cilën janë takuar dhe kanë vendosur të bëjnë një “live” së bashku. Ndër pyetjet e shumta nuk mund të mungoni dhe ato për “Big Brother” ku dikush e ka pyetur Fifin për tatuazhin që ka bërë njësoj me Donaldin.

Fifi nuk ka ngurruar të marrë lejen e Beatrixës para se të flasë për personin në fjalë.

“Trixa është këtu por unë do flas për këtë punë. E kam filoqylin këtu dhe filoqyli nuk ka qenë vetëm për mua e Donaldin. Kemi qenë unë dhe disa të tjerë që e duam shiun. Por e kemi bërë vetëm unë e Donaldi”- u shpreh këngëtarja.

Fifi gjithashtu ka sqaruar marrënien e saj me Donaldin pas pyetjeve të shumta.

“Shoqëria ime me Donaldin vazhdon, edhe me Trixën vazhdon. Unë nuk e kam njohur as Trixën nga Donaldi e as Donaldin nga Trixa. I kam njohur të dy në situata të ndryshme por jemi afruar më shumë në BBV. Kam vendosur t’i vazhdoj miqësitë me të dy”- përfundoi ajo.

Por si reagoi Beatrixa kur i përmendën Donaldin?

Trixa dukej mjaft e qetë dhe e qeshur teksa pohonte me kokë fjalët e Fifit. Por ajo mesa duket ka vendosur që vetë të mos flasë për këtë temë pasi nuk shtoi ndonjë koment.