MENU
klinika

Zhaner thriller-psikologjik

Një listë filmash që nuk duhet ti humbisni

06.06.2022 - 11:32

Të harrojmë realitetin me anë të filmave është diçka që ne të gjithë mund ta kemi bërë ndonjëherë. Por pavarësisht nëse duam ta pranojmë apo jo, të konfuzojmë mendjet tona është formë e argëtimit, dhe thrillerët psikologjikë janë mënyra më e mirë.

Thrillerat psikologjikë nuk janë një zhaner që mund ta shikoni shpesh pasi mund të jenë paksa konfuzues emocionalisht.
Por nëse vendosni të shikoni këtë zhaner këto janë sygjerimet tona.


Gone Girl
Kur një grua e re e bukur (Rosamund Pike) zhduket në mëngjesin e përvjetorit të saj të pestë të martesës, dyshimi bie menjëherë mbi burrin e saj (Ben Affleck). Bazuar në romanin ripërcaktues të zhanrit nga Gillian Flynn, “Gone Girl” është e kundërt e fabulave që hasim rëndom në filmar romantikë. Është një thriller mbërthyes rreth gënjeshtrave dhe fasadave që shpesh mbështesin marrëdhëniet.

Midsommar
Thrilleri horror/psikologjik i regjisorit Ari Aster, “Midsommar”, është lloji i filmit që do ndjekë ëndrrat apo makthet tuaja për ditët në vijim. Filmi tregon historinë e një grupi miqsh që udhëtojnë në Suedi për një festival fantastik të mesit të verës. Gjërat nisin paqësisht, megjithëse një nga udhëtarët (Florence Pugh) tregon shqetësim që në fillim. Udhëtimi turistik shndërrohet në një makth tmerrësisht të dhunshëm, që përfshin ritualet e lashta të një kulti pagan.

Get Out
Trileri psikologjik debutues i Jordan Peele tregon historinë e një njeriu, përvoja e të cilit në takimin e parë me prindërit e të dashurës shkon tmerrësisht keq. Chris (Daniel Kaluuya), shkon për të takuar prindërit e të dashurës së tij (Allison Williams), por dashamirësia e tyre fillestare shpejt zbulohet se është një maskim i plotë.

Black Swan
Një balerinë tepër e pasionuar e quajtur Nina (Natalie Portman) është zgjedhur për të lujtur si Mjellma e Bardhë në “Liqeni i Mjellmave”. Por menjëherë pasi i jepet lajmi i mirë, Nina përballet me konkurrencën e një balerine të re, Lily, (Mila Kunis) e cila do të kërcejë si Mjellma e Zezë. Rivaliteti fillestar merr një kthesë të errët dhe marrëdhënia mes Ninës dhe Lilit bëhet akoma më e çuditshme.

Shutter Island
Kur Marshalli amerikan Teddy Daniels (Leonardo DiCaprio) përgjohet për të hetuar zhdukjen e një vrasësi në një azil që ndodhet në një ishull të largët, ai bashkon forcat me hetuesin Chuck Aule (Mark Ruffalo) për të shtyrë hetimin përpara. Me kalimin e kohës, Daniels zbulon se ai duhet të shikojë nga brenda vetes së tij, nëse do të dalë i gjallë.

The silence of the lambs
Përshtatja filmike e romanit të Thomas Harris me të njëjtin emër tregon historinë e një praktikanteje të re të FBI-së, Clarice (Jodie Foster), e cila është në ndjekje të një vrasësi serial të quajtur Buffalo Bill. Në mënyrë që të kuptojë mendjen e vrasësit, ajo kërkon këshilla nga një tjetër vrasës serial i burgosur, Dr. Hannibal Lecter, por kjo do ketë pasoja të papritura të tmerrshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN