MENU
klinika

Liga e Kombeve

Franca ngec në Austri, mbetet e fundit në grup

10.06.2022 - 22:36

Franca, kampionia në fuqi e Ligës së Kombeve, nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në Austri, duke marrë pikë e dytë. Një pikë që vlen pak, pasi Franca mbetet në vend të fundit.

Golin për austriakët e shënoi Wiemann në minutën e 37-të. Benzema e nisi titullar dhe luajti për 90 minuta, ndërsa Mbappe hyri në mesin e pjesës së dytë. Ishte pikërisht ylli botëror që shënoi golin e barazimit në 83’.

Ndeshja e tjetër e këtij grupi mes Danimarkës dhe Kroacisë përfundoi 0-1, me miqtë që shënuan golin e fitores në 69’ me Pasalic.