MENU
klinika

Liga e Kombeve

Kosova rikthehet te fitorja, Greqia mban kreun

09.06.2022 - 22:37

Kosova ka marrë fitoren e dytë në grup në kuadër të Ligës së Kombeve, duke mposhtur 3-2 Irlandën e Veriut në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Një sukses që vlen shumë.

Ishte Vedat Muriqi që kaloi në avantazh Dardanët në minutën e 9-të, gol që iu dedikua të madhit Fadil Vokrrit, që mbante pikërisht këtë numër dhe që u nda nga jeta 4 vite më parë.

Dhjetë minuta më pas Zymer Bytyqi shënoi golin e dytë për vendasit pas një krosimi perfekt të Rashicës. Megjithatë, miqtë irlandezë ngushtojnë shifrat në fundin e pjesës së parë.

Me nisjen e pjesës së dytë Kosova shënon sërish dhe është përsëri Muriqi ai që realizon, kësaj here me asistin e Kastratit. Irlanda e Veriut ngushton në 3-2 në 83’, por pa qenë në gjendje të shkojë më shumë. Kosova mban vendin e dytë në grup.

Vendin e parë e mban Greqia, që mori fitoren e tretë radhazi, teksa mposhti 3-0 Qipron. Duket se gara në grup është vetëm mes Greqisë dhe Kosovës për kreun, me Dardanët që duhet të “qajnë” humbjen në shtëpi me helenët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN