MENU
klinika

Liga e Kombeve

Rikthehet Italia, Gjermani-Angli pa fitues

07.06.2022 - 22:44

Italia është rikthyer të fitojë një ndeshje pas humbjes me Argjentinën dhe barazimit me Gjermaninë. Axurrët morën fitoren e parë në grupin e Ligës së Kombeve, duke mposhtur 2-1 Hungarinë.

I pari që shënoi ishte Barella në minutën e 30-të nga një goditje jashtë zone. Spinazzola ishte ai që asistoi për mesfushorin zikaltër ku ky i fundit nuk gaboi. Ndeshja nuk ishte aq e thjeshtë për Italinë, pasi Hungaria tentoi disa herë për në portën e Donnarummës por nuk arrinin dot të kalonin mbrojtjen.

Në përfundimin e pjesës së parë, në minutën e 45-të, Politano merr shumë bukur krahun e djathtë duke u futur brenda zonës dhe duke asistuar për Pellegrinin i cili dyfishon rezultatin dhe dërgon ekipet në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë ishte ndryshe për Italinë, më e vështirë ndaj një Hungarie e cila kishte hyrë në 45 minutat e dyta me një qëllim të cilin nuk e arriti, por e vuri me shpatulla pas muri ekipin e Mancinit. Në minutën e 61-të Hungaria ngushton rezultatin në 2-1 falë një autogoli nga mbrojtësi i Romës, Mancini.

Por Hungaria po kërkonte me patjetër edhe golin e barazimit, duke vendosur në vështirësi skuadrën e kaltër por nuk ia arritën qëllimit. Kështu, italia merr një fitore me vlerë.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Gjermania nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Anglisë, ashtu si në Itali. Pancerat nuk arrijnë të mbajnë edhe kësaj here golin e avantazhit.

Për vendasit shënoi Hofmann golin e avantazhit në pjesën e dytë. Por, pak minuta nga fundi Anglia do të barazonte shifrat me penalltinë e Harry Kane në të 88′. Një penallti e dhënë me VAR, kur në krahun tjetër mund të ishte shënuar gol.

Në Ligën C, Turqia luajti tenis ndaj Lituanisë, duke fituar 0-6, ndërsa Luksemburgu mori fitore me mjaft vlera ndaj Ishujve Faroe (0-1) që mbeten me nëntë futbollistë në fund. Më herët, në Ligën B Finlanda mundi 2-0 Malin e Zi me golat e Pohjanpalo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN