Një trup i pajetë është gjetur në rezervuarin e Kolanecit në Maliq, i cili dyshohet se i përket 26 vjeçarit të denoncuar si i humbur humbur nga familjarët, i cili u referua nga policia paraditen e sotme.
Policia drejt vendit për të bërë identifikimin e viktimës, si edhe zbardhjen e rrethanave, nëse kemi të bëjmë me një vetvrasje apo ngjarje aksidentale.
Njoftimi i policisë për zhdukjen e të riut:
Më datë 15.06.2022, në Komisariatin e Policisë Maliq, ka bërë kallëzim shtetasi N. Ç., 67 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, i cili ka deklaruar se i është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi M. Ç., 26 vjeç. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.