MENU
klinika

26-vjeçari është larguar dje nga banesa

Zhduket i riu nga Maliqi, babai jep alarmin në polici

16.06.2022 - 11:31

Një djalë i ri nga Maliqi është denoncuar i zhdukur nga babai i tij.

Policia njofton se 67-vjeçari N. Ç., ka kërkuar ndihmë për gjetjen e të birit.

“Më datë 15.06.2022, në Komisariatin e Policisë Maliq, ka bërë kallëzim shtetasi N. Ç., 67 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, i cili ka deklaruar se i është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi M. Ç., 26 vjeç. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.