MENU
klinika

E rëndë në Vlorë!

Gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë 69-vjeçari

09.06.2022 - 10:05

Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në Vlorë.

69-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës me armë gjuetie.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 09.06.2022, rreth orës 06:15, në lagjen “Ujë Ftohtë”, Vlorë, është gjetur në banesë nga familjarët, dyshohet i vetvrarë me armë gjuetie shtetasi Z. M., 69 vjeç, banues në Vlorë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.